Griezmann nuk dorëzohet për titullin në Spanjë

Futboll

Griezmann nuk dorëzohet për titullin në Spanjë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:06
Griezmann

Atletico Madrid i ka kushtuar shumë pikë sezoni mes uljeve dhe ngritjeve në LaLiga.

Los Colchoneros janë aktualisht 11 pikë pas Gironës së vendit të parë dhe në fundjavë i pret përballja në derbi me Realin e Madridit.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Diego Simeone nuk janë dorëzuar sa i takon titullit kampion dhe së fundmi, Antoine Griezmann theksoi se skuadra ka nisur të fitojë besimin edhe si pasojë e dy fitoreve të fundit në kampionat.

“Titulli mbetet një mundësi ende e hapur për Atleticon, duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe pastaj në fund të shohim. Por, nuk jemi dorëzuar. Unë po kaloj një moment të mirë dhe po e shijoj.

Skuadra është po ashtu mirë, po punon shumë. Në dy ndeshjet e fundit jemi rikthyer të mos pësojmë gola dhe për ne kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe që na ndihmon të luftojmë”, theksoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat