Dede: I kuqi na e vështirësoi

Futboll

Dede: I kuqi na e vështirësoi

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:34
Nevil Dede

Nevil Dede e pranon që ishte një fitore e vuajtur, por në fund i gëzohet pikëve.

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes së fituar ndaj Burrelit, për “Panorama Sport, trajneri komenton edhe vështirësinë që iu krijua pas daljes së Mikolovan Peres.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme.

Çdo skuadër vuan kur luan në Burrel, për vetë faktin se ka një ekip që luan mirë dhe një trajner ambicioz që punon mirë. E njohin fushën dhe stadiumin e tyre dhe mund të ndëshkojnë në çdo moment me nisjet e shpejta, si edhe ndodhi me rastin e kartonit të kuq.

Kur ishim 11 me 11 e kishim çdo gjë në kontroll, por për faktet që përmenda më sipër, nuk duhet të gabonim në rastet që krijuam dhe në pozicionet tona përfundimtare kur finalizonim aksionet.

Me 10 lojtarë na u vështirësua shumë, por ekipi u fokusua më shumë, sepse donim të dilnim patjetër me tri pikë. Djemtë ia arritën të shënonin, të vuanin dhe në fund të gëzonin, ndaj jam i kënaqur dhe krenar për ta. Na u prishën planet e prag ndeshjes, kështu që Hila dhe Hoxhaj u sakrifikuan për ndryshimin taktik. I komplimentoj dhe falënderoj për atë që dhanë në pjesën e parë.

Kjo fitore shkon për Gavën mbi të gjitha, sepse u bë baba, por edhe për Peren që sakrifikoi veten për ekipin. Na gëzojnë rikthimet e Arsen dhe Klevis Kasës që vijnë nga dëmtimet, si edhe kalimi me sukses i provës së karakterit të Fernandesh dhe Salomao”, u shpreh fillimisht numri një i stolit.

Në lidhje me diferencën nga ndjekësit tekniku pohon: “Përsa i përket diferen

cës nuk mendoj që jemi lehtësuar, sepse ne e dimë çfarë cilësie, kualiteti dhe eksperience kemi.

Ne do mundohemi bashkë me djemtë të jemi të vëmendshëm në çdo përballje, të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, në mënyrë që këtë klub dhe këtë ekip ta ngremë gjithmonë e më lart, me rezultat dhe lojë, për të kënaqur tifozët tanë, që edhe sot (dje) ishin mbështetja jonë e madhe”, e mbylli Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat