Guardiola jep lajmin e mirë

Futboll

Guardiola jep lajmin e mirë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 20:00
Pep Guardiola

Erling Haaland do të rikthehet në lojë, gati dy muaj pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e Manchester City-t.

Garancia është dhënë këtë të martë nga Pep Guardiola, i cili zbuloi se është zgjidhur dëmtimi që e mbajti jashtë fushës sulmuesin norvegjez për pothuajse të gjithë muajin janar dhe thuajse gjithë dhjetorin.

“Po, për herë të parë është kthyer. Erling ndihet mirë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Pep para ndeshjes me Burnley-n, të planifikuar për këtë të mërkurë.

Për më tepër, rikthimi i Haalandit nuk është i vetmi lajm i mirë për trajnerin, i cili theksoi se i ka në dispozicion të gjithë lojtarët.

“Gjëja më e rëndësishme është që pothuajse i gjithë ekipi është në dispozicion. Nuk kemi lëndime.

Akanji është kthyer, stërvitet mirë dhe nuk nden më dhimbje në gju. Njësoj si Stones”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat