Joshua Zirkzee pasues i Osimhen të Napoli?

Futboll

Joshua Zirkzee pasues i Osimhen të Napoli?

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:55
Joshua Zirkzee

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen duket se do të largohet nga Napoli.

“Napolitanët” sipas medieve italiane, janë hedhur në kërkim të zëvendësuesit të Osimhen.

Kampionët në fuqi të Italisë, janë duke i monitoruar disa lojtarë, por, siç raportohet, sulmuesi i Bolgona-s, Joshua Zirkzee është në krye të listës së Napolit.

Zirkzee po shfaq performancë të lartë tek Bologna duke ndezur interesimin e disa kubeve evropiane përfshirë edhe klubin nga “Diego Maradona”.

Krerët e Napolit mendojnë se sulmuesi i Bologna-s është lojtar i duhur për të zëvendësuar Osimhen, ky i fundit kërkon një sfidë të re në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat