Dhurata ekskluzive e Cristiano Ronaldos për 30-vjetorin e Georgina

Futboll

Dhurata ekskluzive e Cristiano Ronaldos për 30-vjetorin e Georgina

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:53
Dhurata

Georgina Rodriguez mbushi 30 vjeç.

Një moment historik i rëndësishëm dhe për këtë arsye Cristiano Ronaldo vendosi t’i bëjë partneres së tij një dhuratë të çmuar dhe ekskluzive.

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar influencuesja në rrjetet sociale duke treguar dhuratën e futbollistit.

Është një Casio G-Shock në ar të bardhë me diamante dhe rrip rozë.

Një edicion i kufizuar i krijuar nga marka luksoze amerikane Jaob & Co.

Modeli gjithashtu përmban një G në sfond.

Është e pamundur të dihet vlera e saktë e orës sepse Cristiano Ronaldos i pëlqen gjithmonë të bëjë disa ndryshime në bizhuteritë që blen për t’i personalizuar ato sipas dëshirës së tij.

Megjithatë, çmimi bazë i një G-Shock është rreth 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat