Portieri përplaset brutalisht në fushë me kundërshtarin

Futboll

Portieri përplaset brutalisht në fushë me kundërshtarin

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:54
Pamje

Momente frike u përjetuan në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së kampionatit brazilian midis Gremio dhe Juventude, kur portieri i skuadrës vizitore, Lucas Wingert, u largua nga fusha direkt me ambulancë.

Portieri i lindur në vitin 1999, gjatë ekzekutimit të një këndoreje, në fakt doli për të zotëruar topin, por u godit shumë dhunshëm në fytyrë nga qendërsulmuesi kundërshtar André Henrique, duke mbetur i pafuqishëm, megjithëse i vetëdijshëm, i shtrirë në fushë, me një çarje të dukshme deri në lartësinë e gojës.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve të pranishëm, të cilët me kërkesë të mjekëve të klubit që kishin ndërhyrë më parë, e kanë imobilizuar duke i vendosur një mbajtëse në qafë, e vendosën në barelë dhe më pas e nisën me ambulancë në spital.

Pas pezullimi të gjatë prej mbi 10 minutash për të lejuar ndihmën e portierit të Juventude, ndeshja rifilloi më pas, ndërsa 24-vjeçari fillimisht u dërgua në dhomat e zhveshjes, përpara se të transportohej në një spital aty pranë për t’iu nënshtruar testeve më të specializuara, të cilat, fatmirësisht nuk detektuan pasoja të rënda.

Në fakt, pasi mori katër qepje në fytyrë, Lucas Wingert doli nga spitali dhe mundi të kthehej në stadium (ku ndeshja kishte përfunduar me rezultatin 1-0 për Gremio), duke iu bashkuar shokëve të tij në kthimin për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat