Laporta: Barcelona nuk bën propagandë si Reali

Futboll

Laporta: Barcelona nuk bën propagandë si Reali

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë klubin e Real Madrid për propagandë duke ndikuar kështu tek vendimet e arbitrave në fushë.

Laporta u shpreh se Federata duhet të ndërhyjë pasi madrilenët përfitojnë nga gjykimet e arbitrave në ndeshjet e tyre dhe më pas në media shprehen se gjyqtarët favorizojnë Barcelonën, diçka që sipas tij nuk është aspak e vërtetë.

“Në te Barcelona nuk e kemi praktuar kurrë propagandën si Real Madrid TV.

Kjo po bëhet e tepërt dhe Komiteti i Arbitrave apo Federata, duhet të ndërhyjë. Ajo që ndodhi në ndeshjen me Almerian ishte e turpshme dhe e panë të gjithë.

Por, më e habitshmja është se pavarësisht vendimeve në favor të Realit, ata sërish dalin në publik dhe deklarojnë se arbitrat favorizojnë Barcelonën”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat