Ibrahimoviç insistues që të sjell Antonio Conten në stolin e Milanit

Futboll

Ibrahimoviç insistues që të sjell Antonio Conten në stolin e Milanit

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:45
Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç e konsideron Antonio Conten zëvendësuesin ideal të Stefano Piolit dhe do të ketë një rol kyç në negociatat me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në vitin 2025, por burime të shumta në Itali pohojnë se nuk ka gjasa që trajneri i lindur në Parma të mbetet në krye të “kuqezinjve” sezonin e ardhshëm.

Konte është shfaqur si kandidati kryesor për këtë rol dhe sipas një raporti të ri nga gazeta “La Repubblica”, ish-trajneri i Interit dhe Juventusit shihet si zëvendësuesi ideal për Piolin.

Drejtori i ri, Ibrahimoviç thuhet se është një fans i madh i Kontes dhe është në marrëdhënie të mira me trajnerin fitues të Serie A, edhe nëse kjo nuk do të thotë se 54-vjeçari me siguri do të zëvendësojë Piolin sezonin e ardhshëm.

Paga dhe kërkesat e tij të majme në afatin kalimtar, si dhe ngurrimi i tij për të parë largimin e njërit mes Majk Manjanit, Teo Hernandez dhe Rafael Leao në qershor, thuhet se janë ‘pengesë’ në negociata, edhe nëse Konte dëshiron fuqimisht të kthehet në Serie.

Sipas raportit, Tiago Mota, Rafaele Palladino, Roberto De Zerbi dhe madje edhe Jyrgen Klop do të konsiderohen nga Milani, nëse Konte refuzon të nënshkruajë për “kuqezinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat