Kean mbetet te Juventusi

Futboll

Kean mbetet te Juventusi

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:00
Kean

Moise Kean përjetoi ditë të trazuara në fund të janarit. Pas vizitave mjekësore me Atletico Madridin, klub që vendosi të mos nënshkruante me të, ai u rikthye në Torino, gati për ta përfunduar sezonin me Juventusin.

I intervistuar nga “Tuttosport”, vëllai i sulmuesit, Giovanni Kean, ka dashur të flasë për atë që ndodhi, duke zbuluar planet për të ardhmen e Moise:

“Siç e dini tashmë, vëllai im ka një problem me tibian, por stafi mjekësor i Juventusit kishte shpjeguar se do të kthehej gjatë javës. Ne u besuam fjalëve të tyre.

Më pas, tek Atletico Madridi, Moise iu nënshtrua testeve të thella, të cilat treguan kohë më të gjata rikuperimi prej rreth tri javësh. Nëse do të kishte luajtur me inflamacionin aktual, do të rrezikonte ta përkeqësonte situatën, duke rrezikuar gjithashtu çdo mundësi për të shkuar në Kampionatin Evropian.

Kam lexuar ditët e fundit se nuk jemi të kënaqur me punën e agjentit Alessandro Lucci… Asgjë nuk mund të ishte më larg se kjo nga e vërteta. Ne shkojmë shumë mirë me të. Në të vërtetë, vizitat në Madrid na lejuan të hedhim dritë mbi gjendjen e vëllait tim, i cili tani është i qetë”.

Juventusi dhe ekipi kombëtar: “Tani, Moise dëshiron ta bindë Allegrin që t’i japë minuta aktivizim, por mbi të gjitha të shërohet nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për tri javë do të kthehet në fushë. Natyrisht, dëshiron të luajë, sepse qëllimi i tij është ende të të shkojë në Kampionatin Europian. Ai e dëshiron me gjithë zemër këtë.

Spalletti? Ai kishte folur me trajnerin kur Fiorentina kishte shfaqur interes për Moise, disa javë më parë.

Në përgjithësi, edhe Spalletti do të kishte rënë dakord për një huazim, sepse im vëlla duhet të luajë për t’u rikthyer në kombëtare mbi baza të përhershme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat