Guardiola kërkon Joshua Kimmich

Futboll

Guardiola kërkon Joshua Kimmich

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:40
Joshua Kimmich

Manchester City i Pep Guardiolës është në gjurmët e Joshua Kimmich, mesfushorit të Bayern Munihut, e ardhmja e të cilit në Bavari është në dyshim.

Kimmich përfundoi në sytë e disa prej klubeve më të mira evropiane, përfshirë Barcelonën, që sipas Mundo Deportivo, planifikonte t'ia bënte dhuratë mesfushorin Xavit verën e ardshme.

Por me largimin e katalanasit, opsioni i Barçës humbet qëndrueshmërinë dhe dyert për në Angli mund të hapen për Kimmich.

Ishte Pep Guardiola ai që e kërkoi dhe e lancoi në Mynoh, duke u fokusuar tek ai si mesfushor.

Trajneri do të donte ta kishte në dispozicion gjermanin dhe City është gati të bëjë një lëvizje për lojtarin në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat