Kolaj, më i merituari që Prishtina shkoi më tutje: Test i vështirë

Futboll

Kolaj, më i merituari që Prishtina shkoi më tutje: Test i vështirë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Agron Kolaj

Portieri Agron Kolaj është më i merituari që Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina shënoi fitore me penallti me rezultat 4:1 ndaj Gjilanit, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) po me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.  

“Një kualifikim shumë i rëndësishëm për vazhdimësi, sidomos për mënyrën si rrjedhi ndeshja. 

Test i vështirë në aspektin psikologjik dhe fizik që besoj se do të na ndihmojë në rritjen e vetëbesimit në sfidat e ardhshme.

Reagimi i ekipit ishte fantastik dhe qëllimi u arrit me sukses të plotë”, ka thënë Kolaj për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat