Elbasani i jep leksion Superiores, tifozët mbushin stadiumin

Futboll

Elbasani i jep leksion Superiores, tifozët mbushin stadiumin

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Stadiumi i Elbasanir

Kategoria Superiore prej vitesh po vuan “eksodin” e tifozëve, të cilët për një arsye apo një tjetër, kanë braktisur stadiumet.

Komplet e kundërta po ndodh në Kategorinë e Parë në këtë sezon, ku rikthimi i Elbasanit si pretendent, ka shtuar edhe praninë e mbështetësve në stadium.

Edhe në ndeshjen e sotme mes Elbasanit dhe Flamurtarit në “Elbasan Arena’, në tribuna ishin rreth 4 mijë tifozë të pranishëm. Një shifër e konsiderueshme të cilën në këtë fundjavë në Superiore nuk e ka arritur askush, as në supersfidën mes dy ekipeve të kreut, Partizanit dhe Egnatias.

Ky është një leksion i mirëfilltë për klubet e elitës, por edhe një sinjal i qartë se ringjallja e klubeve të traditës në vendin tonë, mund të ndihmojë shumë për të kthyer edhe një herë shikueshmërinë në futbollin shqiptar, që ka humbur shumë shkëlqim në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat