Shumë gola në Leverkusen, Xhaka me Bayer-in mezi kualifikohet në gjysmëfinale 

Futboll

Shumë gola në Leverkusen, Xhaka me Bayer-in mezi kualifikohet në gjysmëfinale 

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:41
Bayer Leverkusen

Shumë gola në stadiumi “BayArena” në Leverkusen, Bayer megjithatë kualifikohet në frymën e fundit.

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Stutgartit, në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së gjermanisë.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka luajtur nga minuta e parë për Leverkusenin por hasën në një lojë të fortë të rivalit. 

Për Bayer Leverkusenin shënuan Andrich (60'), Adli (66') e Tah (90’) dhe për Stuttgartin realizuan Anton (11'), Fuhrich (58').

Bayer, lider i Bundesliga I, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat