Përforcimi i Interit për sezonin e ardhshëm

Futboll

Përforcimi i Interit për sezonin e ardhshëm

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:31
Interi

Piotr Zielinski do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Raportet me kampionët e Italisë janë prishur dhe 29-vjeçari do të transferohet si lojtar i lirë në Milanon zikaltër gjatë verës.

“Do të largohet nga Napoli, por Piotr do të vazhdojë të luajë në Itali”, është shprehur babai i polakut. Autor i Dy golave dhe po kaq asisteve në 19 ndeshje të këtij sezoni në Serie A.

Kryesuesit e kampionatit italian e tentuan edhe gjatë merkatos dimërore, por pa rezultat. Përveç Napolit, ekip me të cilin fitoi titullin sezonin e kaluar, Zielinski ka luajtur edhe me Napolin në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat