Chelsea bind dhe kualifikohet

Futboll

Chelsea bind dhe kualifikohet

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:10
Chelsea

Chelsea bind me rezultatin 1-3 në transfertën e Aston Villas dhe siguron kalimin në 1/8-at e FA Cup.

“Blutë e Londrës” gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 11’ me Gallagher, duke marrë avantazhin.

Ndërsa në minutën e 21’ ishte Jackson ai që shënoi dhe dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Takimi vazhdoi me rezultatin 0-2 deri në minutën e 54’, kur Feranndez realizoi një perlë të vërtetë dhe trefishoi avantazhin e Chelsea-t.

Ndeshja u vulos në minutën e 90+1’, kur Diaby realizoi goli e vetëm për Aston Villa-n në këtë përballje.

Kështu Aston Villa eliminohet nga FA Cup, teksa Chelsea siguron kalimin në raundin e 18-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat