Arsenal në kërkim të forcimit të sulmit: synohet Nico Williams

Futboll

Arsenal në kërkim të forcimit të sulmit: synohet Nico Williams

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:12
Nico Williams

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur nevojën për të përmirësuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe sipas burimeve të "The Mirror", klubi është duke shikuar talentin e Athletic Bilbao, Nico Williams.

Williams ka bërë debutimin e tij për skuadrën e parë të Bilbaos në prill të vitit 2022.

Me njëmbëdhjetë paraqitje për kombëtaren spanjolle dhe performanca e tij në La Liga, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime, Williams është bërë futbollist i dëshiruar për ekipet evropiane. 

Arsenal nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për talentin spanjoll, pasi klube të tjera si Real Madrid, Liverpool dhe Aston Villa janë gjithashtu lidhur me një lëvizje për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas medias britanike, nevoja e transferimit të njëzet e një vjeçarit bëhet më e madhe pasi Arsenal gjatë verës mund të mbetet pa disa prej emrave të mëdhenj si Thomas Partey, Emile Smith Rowe dhe Eddie Nketiah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat