Xhaka titullar në derbin e madh gjerman

Futboll

Xhaka titullar në derbin e madh gjerman

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:35
Xhaka e Kane

Në Gjermani sonte do të përballen dy skuadrat që i prijnë renditjes tabelare.

Bayer Leverkuseni, që nuk njeh humbje këtë sezon në të gjitha garat, do të takohet me kampionin në fuqi gjerman, Bayern Munichin.

Derbi i javës së 21-të në Bundesligë do të luhet nga ora 18:30, në “Bay Arena”.

Leverkuseni prin në tabelë me 52 pikë, dy më shumë se Bayerni i pozitës së dytë.

Te skuadra e Xabi Alonsos në formacionin e titullarëve nuk ka se si të mungojë Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat