Vendos rekord të ri

Futboll

Vendos rekord të ri

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:10
Erling Haaland

Sulmuesi norvegjeze Erling Haaland u bë futbollisti i parë në historinë e Premier Ligës, i cili shënon 50 gola në po aq ndeshje në elitën e futbollit anglez.

Pas një pauze të gjatë, Haaland u rikthye këtë fundjavë me fanellën e Manchester Cityn dhe me dy gola në triumfin ndaj Evertonit (2-0) ndihmoi kampionin aktual anglez dhe europian, t’i afrohet në dy pikë liderit Liverpullit, edhe pse Man. Siti ka luajtur një lojë më pak.

Me golat kundër Evertonit, sulmuesi 23-vjeçar arriti në 51 gola në 50 ndeshjet e tij për Manchester Cityn.

Haaland shënoi 16 gola në 18 ndeshje të Premier Ligë deri më tani këtë sezon, dhe mungoi në fushë për shkak të një dëmtimi nga 10 dhjetori e deri më 13 janar, duke munguar në 5 përballje të elitës së futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat