​Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Futboll

​Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt).

Në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.

Kupa e Kosovës është trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin kosovar dhe fitimi i saj siguron pjesëmarrjen në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat