Nëse dështon ndaj Napolit, Barcelona zëvëndëson trajnerin?

Futboll

Nëse dështon ndaj Napolit, Barcelona zëvëndëson trajnerin?

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Xavi Hernandez

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, Xavi Hernandez mund të mos e përfundojë sezonin te Barcelona.

Ndeshja e parë kundër Napolit në Ligën e Kampionëve do të jetë vendimtare për trajnerin.

Në rast humbjeje mund të ketë një ndarje të parakohshme mes palëve edhe pse Çavi ka thënë se do ta lërë detyrën në fund të sezonit.

43-vjeçari, në fund të janarit njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga stoli i Barcelonës.

Një vendim i marrë prej disa kohësh, duke nxjerrë në pah se si puna e tij nuk vlerësohet sa duhet.

Skuadra është e treta në La Liga, 10 pikë prapa liderit Real Madrid dhe me 5 pikë diferencë mbi vendin e pestë në renditje. I eliminuar në Kupën e Spanjës, (çerekfinale), i mposhtur në Superkupën e Spanjës nga Real Madrid (finale), i vetmi objektiv mbetet Liga e Kampionëve.

Çavi pret ta mbyllë sezonin, por klubi ka marrë gati masat për ta zëvendësuar nëse humbet ndaj Napoli.

Synimi i presidentit Zhoan Laporta është të promovojë Rafa Markez, trajnerin e ekipit B, për të udhëhequr skuadrën “blaugrana” deri në fund të sezonit, si trajner i përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat