​Zidane pyetet për çështjen e Mbappes te Reali, kjo është përgjigja e tij

Futboll

​Zidane pyetet për çështjen e Mbappes te Reali, kjo është përgjigja e tij

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 20:38
​Zidane pyetet për çështjen e Mbappes te Reali, kjo është përgjigja e tij

Saga e transferimit të Kylian Mbappes te Real Madridi nuk ka të ndalur as edhe këtë vit.

Por, sipas spekulimeve, Mbappe nuk ka qenë kurrë më afër kalimit te Reali, por mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkato verore.

E sa i përket çështjes së kalimit të Mbappes te Reali u pyet edhe legjenda e ish-trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane.

Zidane tha se ka shumë spekulime, por që realiteti është ndryshe pasi që askush nuk di asgjë.

“Flitet shumë për këtë gjë, ka shumë lajme dhe shumë spekulime, por e vërteta është që ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Zidane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat