Mes dy dueleve europiane, Olympiacos kërkon shtyrjen e “finales” së titullit

Futboll

Mes dy dueleve europiane, Olympiacos kërkon shtyrjen e “finales” së titullit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:54
foto ilustrim

Olympiacos do të sfidojë hungarezët e Ferencvarosit për një biletë në raundin e 1/8-ve në Conference League. Takimi i parë do të zhvillohet të enjten (18:45) në Pire. Dueli i kthimit, pas një jave në “Groupama Arena” të Budapestit.

Në mes të ndeshjeve europiane është “finalja” e titullit kampion përballë PAOK-ut kryesues. Drejtuesit e Olympiacosit kanë kërkuar që të shtyhet dueli i fundjavës në Selanik, i programuar për të dielën e 18 gushtit.

Liga greke informoi se gjatë ditës së enjte do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e bordit drejtues për të shqyrtuar kërkesën e Olympiaciosit, e bërë ditën e martë.

Skuadra nga Pireu, rekordmene e futbollit grek me 47 tituj kampionë, renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 7 më pak se PAOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat