Hakimi: Unë jam tifoz i Interit

Futboll

Hakimi: Unë jam tifoz i Interit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Achraf Hakimi

“E kam harruar pak italishten, por po mundohem të flas”. I intervistuar nga “Sky” pas suksesit të PSG kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Achraf Hakimi foli edhe për kampionatin e Serie A: “Unë e ndjek gjithmonë Interin, mendoj se këtë vit mund ta fitojë vërtet titullin.

Jam tifoz i Interit, e ndjek shumë, pres që të ketë një sezon të mirë”.

Protagonist për 90 minuta, plus kohën shtesë kundër baskëve, anësori maroken, nën kontratë me me PSG-në deri në vitin 2026, e konfirmoi veten si titullar i rregullt edhe me ardhjen e Luis Enrique në stol. Për të 24 ndeshje sezonale, me 4 gola dhe 5 asiste.

I mbërritur te zikaltrit në vitin 2020 nga Borussia Dortmund për 40 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, Hakimi ishte një nga protagonistët e mëdhenj të titullit të fituar nga Antonio Conte me 37 paraqitje, 7 gola dhe 8 asiste.

Pastaj erdhi transferimi i tij në Paris për 60 milionë euro, plus 11 milionë bonuse, pa harruar kurrë marrëdhënien e shkëlqyer me Interin. Ai ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me shumë ish-bashkëlojtarë zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat