Feronikeli 74 dhe Prishtina marrin pikë si mysafirë, Drita triumfon në Prizren 

Futboll

Feronikeli 74 dhe Prishtina marrin pikë si mysafirë, Drita triumfon në Prizren 

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Pamje nga ndeshja

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli 74 ka arkëtuar një pikë në udhëtim te kampioni dhe lideri aktual, Ballkani.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë është mbyllur me rezultat 2:2.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e drejtuar nga Shefki Kuqi, me golin e Granit Musës, në minutën e 16-të. Rezultatin e barazoi Walid Hamidi, në minutën e 30-të.

Megjithatë, për epërsinë e sërishme të skuadrës nga Drenasi u përkujdes Alban Shillova, në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Mirëpo, skuadra e Ilir Dajës u kundërpërgjigj shpejt në pjesën e dytë, me golin e Vesel Limajt, në minutën e 50-të për të barazuar shifrat në 2:2, që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar. Pa fitues u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Por në Gjilan shifrat ishin 1:1.

Gjilanasit kaluan në epërsi me golin e Senad Jaroviq, në minutën e 51-të, derisa një pikë kryeqytetasve ia siguroi Ardian Limani, me golin e shënuar në minutën e 83-të.

Ndërkaq, Drita ka shënuar fitore në stadiumin “Përparim Tha]i” në Prizren, duke e mundur Lirinë, 1:0, me golin e Blerim Krasniqi, në minutën e 52-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat