Apolonia “ngec” në Fier, Burreli thyen Tomorin

Futboll

Apolonia “ngec” në Fier, Burreli thyen Tomorin

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:12
Apolonia

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 21-të në Kategorinë e Parë. Barazim 1-1 mes Apolonisë dhe Kastriotit, teksa Burreli mposhti 2-0 Tomorin.

Nuk pati fitues në “Loni Papuçiu”. Skuadra fierake e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Rubin Hebejës, por krutanët evituan humbjen në pjesën e dytë.

Dejvid Kapllani mposhti portierin vendas dhe i dhuroi një pikë Kastriotit. Apolonia mban vendin e pestë, ndërkohë që skuadra krutane renditet e treta nga fundi.

Burreli triumfoi 2-0 në duelin e mbijetesës përballë ekipit beratas. Golat e fitores për skuadran matjane u shënuan nga Endrit Kastrati dhe Donald Kurbneshi.

Ndërkohë, Bylisi kryesues po fiton 0-1 kundër Besës së Kavajës (Camara).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat