Simeone: Griezmann është i  zemëruar

Futboll

Simeone: Griezmann është i  zemëruar

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:27
Diego Simeone

Inter ka fituar me katër gola, Atletico me pesë. Madrilenët kanë shkatërruar Las Palmas-in në Metropolitano dhe kanë paralajmëruar zikaltrit në prag të sfidës së Champions League të martën.

Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp, trajneri Diego Simeone ka folur edhe për përballjen e ardhshme europiane të skuadrës së tij dhe veçanërisht për kundërshtarin:

“Ata kanë bërë një ditë më shumë pushim? Nuk mund të mendojmë më për këtë.

E adhuroj mënyrën si luan Inter-i, e interpreton ndeshjen në mënyrë të thjeshtë, është i fortë, shumë intensiv dhe agresiv, me lojtarë që bëjnë gjithçka mirë. Loja që ofrojnë është një nga më të mirat në Europë në këtë moment. Në mesfushë janë shumë të shpejtë.

“Benjamin Pavard është një lojtar që luan në të djathtë dhe që kontribuon shumë. Alesandro Bastoni në të majtë kontribuon shumë në sulm. Një ekip nuk e fiton Superkupën dhe kampionatin pa punuar shumë.

“Ka një trajner si Simone Inzaghi me të cilin kam një marrëdhënie të bukur sepse e kam njohur te Lazio, dhe tek Inter po bën shumë mirë”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Çfarë ndeshje pres në Milano? Një ndeshje tipike nga Inter-i. Kanë humbur vetëm një ndeshje në sezon, janë të fortë, kanë besim në atë që bëjnë.

“Kanë arritur në finale sezonin e kaluar dhe nuk është një rastësi që kryesojnë në Serinë A. Më pëlqen shumë si luajnë, do të jetë një ndeshje e fortë”.

Një ndeshje në të cilën sigurisht Simeone do të aktivizojë Antoine Griezmann, që kundër Las Palmas ka qenë në stol: “Duhet të jetë shumë i zemëruar sepse nuk ka luajtur. Por i duhej një ndalesë për të marrë frymë. Na duhet një Griezmann në formë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat