Pioli transformon skuadrën

Futboll

Pioli transformon skuadrën

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Pioli

Ndalesa e Juventus-it i ka dhënë Milan-it një shans shumë të mirë për të parakaluar bardhezinjtë dhe për t’u ngjitur në vendin e dytë dhe trajneri Pioli po përgatit një gjysmë revolucion për këtë operacion.

Fitorja 3-0 ndaj Rennes në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League i ka dhënë mundësinë trajnerit që të menaxhojë rotacionet mes sfidës së mbrëmjes së sotme dhe asaj të së enjtes në Francë.

Për këtë arsye, Pioli pritet të bëjë pesë ndryshime në krahasim me formacionin që fitoi në Europa League.

Ndryshimi më i rëndësishëm në mbrojtje është kthimi nga minuta e parë e Thiaë, që nuk luan titullar që nga nëntori dhe do të marrë vendin e Kjaer në krah të Gabboa-s (edhe kthimi i Kalulu është shumë afër).

Florenzi do të konfirmohet në krahun e djathtë në vend të Calabria-s së dëmtuar, ndërsa në mesfushë Adli dhe Bennacer do të zëvendësojnë dyshen Musah-Reijnders.

Në rolin e fantazistit do të jetë i pazëvendësueshmi Loftus-Cheek, kurrë në formë më të mirë që nga momenti i zbarkimit në Itali, bashkë me të do të jenë edhe Leao me Okafor, i cili do t’i japë pak frymëmarrje Pulisic-it dhe do të luajë për herë të parë në sezon në krahun e djathtë.

Në sulm do të jetë Luka Jovic, që nuk luan nga minuta e parë në kampionat që nga 2 dhjetori dhe në ndeshjet e fundit është përdorur me pikatore, por do t’i japë pak pushim Giroud, i shtrydhur kundër Rennes deri në minutën e 90-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat