Foda viziton ‘Dardanët’: Me ju në tribuna, puna në fushë do të jetë më e lehtë 

Futboll

Foda viziton ‘Dardanët’: Me ju në tribuna, puna në fushë do të jetë më e lehtë 

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:14
Pamje

Vizitën e parë pasi është prezantuar si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, trajneri gjerman, Franco Foda e ka realizuar në ambientet e tifo-grupit të Kombëtares “Dardanët”. I shoqëruar nga presidenti Agim Ademi dhe anëtarë tjerë të FFK-së, Foda është mirëpritur përzemërsisht nga tifozët dardanë.

“Faleminderit për mikpritjen, jam jashtëzakonisht i lumtur që Kombëtarja e Kosovës ka një mbështetje të madhe të tifozëve.

Përkrahja e juaj është parësore dhe tejet e rëndësishme.

Me ju në tribuna, edhe puna në fushë do të jetë më e lehtë për ne.

Jam optimist se bashkë do t’ia dalim drejt sukseseve”, ka theksuar Foda në bashkëbisedim me ‘Dardanët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat