Bochum trondit Bayernin, Tuchel pritet të shkarkohet 

Futboll

Bochum trondit Bayernin, Tuchel pritet të shkarkohet 

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga ndeshja

Bayern Munihu ka pësuar edhe një goditje të rëndë, kësaj radhe në kampionatin gjerman. 

Bochum ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bayern Munihut, në ndeshjen e javës së 22-të të Bundesliga I. 

Për Bochumin shënuan Asano (38'), Schlotterbeck (44'), Stoger (78') dhe për Bayernin realizoi Musiala (14') e Kane (87'). 

Upamecano i Bayerni është përjashtuar në minutën e 78-t pas dy kartonëve të verdhëve.

Thomas Tuchel pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Bayernit. 

Bayer Leverkuseni kryeson me 58 pikë, pasojnë Bayern Munih me 50 e Bochum është në të 11-tin me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat