Dita e ndeshjeve: Dy përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

Futboll

Dita e ndeshjeve: Dy përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:31
Sot, me fillim nga ora 21:00, emocionet pritet të jenë në kulm

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Faza e ndeshjeve me eliminim direkt vazhdon edhe në këtë mesjavë me nga dy ndeshje të martave dhe mërkurave.

Sot, me fillim nga ora 21:00, emocionet pritet të jenë në kulm, pasi në orar janë dy ndeshje shumë të forta.

Megjithatë, vëmendja pritet të jetë në Milano, ku Interi e pret Atletico Madridin në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’.

Në ndeshjen tjetër, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Philips Stadion”, PSV Eindhoven është nikoqir i Borussia Dortmundit.

Të mërkurën zhvillohen dy ndeshje tjera: Porto-Arsenal dhe Napoli-Barcelona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat