FFK-ja po e mban Kuvendin e Punës, ua mbyll derën mediave

Futboll

FFK-ja po e mban Kuvendin e Punës, ua mbyll derën mediave

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:41
Pamje

Federata e Futbollit të Kosovës po e mban Kuvendin e Rregullt të Punës në selinë e saj.

Shtëpia e futbollit kosovar ua ka bërë edhe një herë “bllok” mediave duke mos i lënë të futen në Kuvend përfaqësuesit e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë pasi as vitin e kaluar s’ishin lejuar gazetarët të futeshin në sallën ku ishte mbajtur Kuvendi.

FFK-ja po e transmeton Kuvendin e Rregullt të Punës në kanalin zyrtar të saj në Youtube, të cilin e sheh si të mjaftueshëm për informimin e mediave duke i injoruar këto të fundit të jenë fizikisht prezente në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat