Hoxhallari: Fagu nuk kishte çfarë të bënte në pak orë

Futboll

Hoxhallari: Fagu nuk kishte çfarë të bënte në pak orë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Erjon Hoxhallari

Erjon Hoxhallari mendon se Tirana duhet të marrë ndeshjet me radhë momentalisht, pa menduar për titullin kampion. Pas barazimit pa gola në Kupë, ai theksoi se për trajnerin e ri Erbim Fagu, nuk kishte qenë mundësia të tregonte atë që mund të bënte në pak orët në dispozicion me ekipin.

“Pa gola të pësuar? Besoj se ishte edhe moduli i lojës që luajtëm me 5 mbrapa, apo me 3-5-2 dhe ishim të përqendruar. E pritëm kundërshtarin dhe nga minuta e parë deri në fund ishim të përqendruar.

Profesor Fagu vetëm pak orë ka që ka ardhur. Ne e kemi përgatitur ndeshjen që pas Partizanit me profesor Julin, ai nuk kishte ndonjë gjë çfarë të bënte se nuk e kishim as në stërvitje.

Thjesht atë motivimin që bëri para ndeshjes dhe kaq.

Tani nuk mund të synojmë titullin, jemi thjesht që të përgatitim ndeshjen e radhës, javë pas jave dhe të arrijmë të kapim katërshen. Për titullin kampion nuk mund ta them që tani”, tha për “MCN” Hoxhallari në fund të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat