Giroud tundohet nga ëndrra amerikane

Futboll

Giroud tundohet nga ëndrra amerikane

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:12
Olivier Giroud

Kanë nisur dyshimet e para për qëndrimin e Olivier Giroud te Milani për sezonin e ardhshëm, që sigurisht nuk do të ishte një humbje e vogël për klubin kuqezi.

Sulmuesi francez nuk e ka zbuluar akoma të ardhmen e tij, pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të vlerësimit për klubin kuqezi, por së bashku me familjen e tij ai po vlerëson mundësinë e një aventure jashtë Evropës përpara se të mbyllë karrierën e tij, zbulon Corriere dello Sport.

Milani i ka lënë dyert e hapura dhe do të ishte i lumtur të mbante edhe për një sezon tjetër një profesionist shembullor si Olivier, i cili ka qenë vendimtar me gola që nga dita e tij e parë te kuqezinjtë.

Klubi kuqezi është në pritje të një përgjigjeje nga lojtari, e cila mund të arrijë brenda disa javësh, por rrezikon të humbasë bomberin aktual të skuadrës. Pavarësisht se është 37 vjeç, Giroud mbetet ende lojtari më i rëndësishëm dhe më produktiv në sulm.

Olivier mund të vendosë në fund të vitit t'i thotë lamtumirë Milanit dhe të vlerësojë mundësinë e zbarkimit në MLS, ndërsa në Angli dhe Spanjë disa klube po përpiqen ta bindin atë.

Megjithatë, Giroud duket i tunduar nga mundësia për të luajtur në SHBA edhe për arsye familjare, por për sa kohë që qëndron te Milani i ka vendosur vetes si synim përmirësimin e shifrave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat