Sfida e 6-të mes tyre në Kupën e Shqipërisë

Futboll

Sfida e 6-të mes tyre në Kupën e Shqipërisë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:15
Pamje nga një ndeshje

Laçi – Egnatia është takimi tjetër çerekfinalist i Kupës së Shqipërisë, sfidë që do të luhet të mërkurën në orën 13:30. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve të cilat do të synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu.

Laçi është favorit ndaj Egnatias.

Në 5 duelet direkte mes tyre në Kupën e Shqipërisë, kurbinasit dominojnë ndaj rrogozhinasve.

2 sfida kanë përfunduar në barazim mes tyre, ndërsa 2 takime janë fituar nga skuadra e Mirel Josës dhe vetëm 1 nga “djemtë” e Edlir Tetovës.

Mbetet të shihet ditën e mërkurë nëse rrogozhinasit do të barazojnë me statistika kurbinasit, apo këto të fundit do të triumfojnë me “eksperiencën” e tyre në këto kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat