Askush si Haaland në Premier League

Futboll

Askush si Haaland në Premier League

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:44
Erling Haaland

Erling Haaland po shkruan shkruan historinë në Premier League, ndërsa në një total prej 55 ndeshjesh në dy sezone, ka shënuar 53 gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Shifra këto të paarrira kurrë më parë nga asnjë futbollist tjetër në elitën e futbollit anglez.

Pas 36 golave të ​​të shënuar sezonin e kaluar në 35 ndeshje, sulmuesi norvegjez ka arritur tashmë në kuotën e 17 golave për sezonin 2023-2024 dhe synon sërish titullin e golashënuesit më të mirë.

Mbrëmjen e së martës, kundër Brentford-it, sulmuesi i Manchester City-t arriti një tjetër rekord.

Skuadra e Frank ishte e vetmja, nga 21 kundërshtarë me të cilët norvegjezi është përballur në këto dy vite në Premier League deri tani, që Haaland ende nuk i kishte shënuar.

Megjithatë, norvegjezi gjeti rrugën drejt rrjetës në fitoren 1-0 të City-t në sfidën e prapambetur të javës së 18-të, duke e shtuar edhe Brentford-in në listën e skuadrave që u ka shënuar.

Tani në listën e sipërpërmendur mungon vetëm Lutoni, i cili “shpëtoi” prej faktit se Erling Haaland nuk ishte në fushë në ndeshjen e luajtur më 10 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat