Statistika befasuese

Futboll

Statistika befasuese

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:35
Enzo Fernandez

Pavarësisht se i është dashur kohë për t’u përshtatur te Chelsea, mesfushori 23-vjeçar Enzo Fernandez më në fund po tregon potencialin e tij, siç duket nga një nga statistikat e tij të raportuara së fundmi.

Sipas faqes së internetit të statistikave WhoScored, argjentinasi ka dhënë më shumë pasime të gjata në Premier League që nga ardhja e tij se kushdo tjetër, duke përfshirë yllin e Manchester City, Kevin De Bruyne.

Ardhja e Enzo Fernandez në Stamford Bridge pas fitores së Kupës së Botës 2022 për fat të keq përkoi me një nga ecuritë më të këqija në historinë e fundit të Chelseat.

Blutë kanë vazhduar të qëndrojnë në mesin e renditjes së Premier League.

Megjithatë, ish-lojtari i Benfica-s ka filluar të gjejë formën e tij, siç tregohet nga goli i tij mahnitës me goditje dënimi kundër Aston Villa në FA Cup.

Pasi i kushtoi Chelsea-t prej 121 milionë euro, Enzo Fernandez ka arritur të shënojë shtatë gola dhe ka dhënë një asist në 31 ndeshje të luajtua në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Për më tepër, ai ka arritur të japë pasimet e gjata më të sakta në kampionatin anglez, duke eklipsuar në këtë proces lojtarë si Kevin De Bruyne dhe Bruno Fernandes.

Në total, mesfushori argjentinas ka regjistruar 230 pasime të gjata që nga janari i vitit 2023, duke e vendosur atë mbi kolegët e tij në Premier League në këtë repart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat