Leao është shumë i rëndësishëm për Milanin

Futboll

Leao është shumë i rëndësishëm për Milanin

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:31
Pioli e Leao

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se është i lumtur që skuadra e tij, është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League-s.

“Rossonerët” u mundën mbrëma nga Rennes (3-2), mirëpo, falë fitores në ndeshjen e parë prej 3-0, Milani tashmë është në rundin e radhës në Europa League, liga e dytë në Evropë për nga rëndësia.

“Ne mund të kishim shënuar më shumë gola dhe sigurisht që kemi mundur të mbrohemi më mirë. Ata bën presion të madh dhe ne nuk punuam mirë. Megjithatë, jam i lumtur me kualifikimin”, ka thënë Pioli.

Ai ka folur edhe për yllin e skuadrës së tij, Leao-n. Sipas tij, portugezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

“Ai është i lumtur me kualifikimin në rundin tjetër. Ai shënoi gol pasi dështojë në pjesën e parë dhe po mos të shënonte nuk do të ishte i lumtur. Dua të nënvizoj gjithmonë se Leao është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë strategu italian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat