Largohet nga Turqia, mbrojtësi dardan firmos në Kazakistan

Futboll

Largohet nga Turqia, mbrojtësi dardan firmos në Kazakistan

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:40
Toboli

David Domgjoni me skuadër të re. Mbrojtësi nga Prizreni është larguar nga Turqia duke u transferuar në Kazakistan.

26-vjeçari ka firmosur deri më 31 dhjetor të vitit 2024 me Tobol. Domgjoni ka luajtur me Tiranën, Laçin dhe Kastriotin në Superiore.

Lojtari shtatlartë kaloi një sezon në Kosovë te Liria e Prizrenit, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Turqi (Menemenspor, Manisa), Zvicër (Luzern) dhe Poloni (Nieciecza).

Domgjoni ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ndërkohë që në qershorin e vitit 2021 debutoi me Kosovën. Fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat