Dugarry nuk ka dyshime

Futboll

Dugarry nuk ka dyshime

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:57
Zinedine Zidane

Christophe Dugarry bekon kalimin e mundshëm të Zinedine Zidane te Bayern Munich.

Ish-trajneri i Real Madrid është ndër kandidatët e fortë për të marrë frenat e bavarezëve duke filluar nga 1 korriku.

Deri në fund të sezonit, duke përjashtuar surprizat, Thomas Tuchel do të përfundojë punën e tij.

“Nëse ai po mëson gjermanisht? Unë nuk mendoj kështu. Por stadiumet janë plot, kampionati gjerman është i bukur. Mendoj se çdo trajner ëndërron një klub si Bayerni.

“Ka qenë Pep Guardiola, trajneri më i mirë në botë. Gjithçka është e rregullt, trajnerët janë vënë në kushtet më të mira, ka entuziazëm dhe respektohet puna e tyre.

“Unë mendoj se ky është një klub perfekt për Zidane”, ka thënë Dugarry për RMC Sport.

Ish-sulmuesi i Francës ndau me Zidane përvojën e tij në Bordeaux dhe në ekipin kombëtar francez, me të cilin fituan Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Europian 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat