Nagelsman rrëfen historinë e trishtë: Babai vrau veten kur po bëja kursin për trajner

Futboll

Nagelsman rrëfen historinë e trishtë: Babai vrau veten kur po bëja kursin për trajner

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 00:11
Nagelsman

Julian Nagelsman, trajneri i Gjermanisë, ka treguar një detaj të jetës së tij që pakkush e dinte.

Në një intervistë për “Der Spigel’, ai është ndalur në një moment shumë personal, atë kur u nda nga jeta babai i tij në mënyrë tragjike, kur tekniku aktual ishte vetëm 20-vjeçar.

“Mendoj shpesh për atë ditë, po ndiqja një kurs për trajnerë në Oberhahing, pranë Mynihut dhe po tërhiqja licencën C. Në mënyrë të papritur, drejtuesi i kursit më tha të dilja dhe unë duke u tallur i thashë “Çfarë po ndodh, jam që tani shumë i mirë?”.

Një moment më pas e pashë veten përballë vjehrrit i cili më tha se babai im kishte vrare veten. Ishte shumë e vështirë, nuk la as një mesazh, nuk kishte shpjegime.

Mënyra se si i dha fund jetës la të kuptohej se vendimi i tij ishte shumë i qartë. Për familjen ishte një shuplakë e rëndë. Mendoj se ai dëshironte me të vërtetë të vdiste, nuk ishte një thirrje për ndihmë apo një sinjal. Kam mësuar që të respektoj vendimin e tij.

Shihej që ishte shumë nën trysni, kishte shumë punë, Babai im ishte pjesë e shërbimeve sekrete dhe nuk i lejohej që të fliste për punën e tij.

Kjo ishte arsyeja se pse na thoshte shpesh që gjithçka ishte shumë e madhe për të.

Ai ishte një person shuëm guximtar mendoj se kam mësuar shumë gjëra prej tij.

Nuk mendoj shumë për gjërat që thonë për mua njerëzit.

Në ndeshjen time të parë në Bundesligë me Hofenhajm, hodha në fushë katër sulmues. Të gjithë mendonin se isha i çmendur, por siguruam një pikë të rëndësishme. Tani situata peshon më shumë, por kam trashëguar nga babai im kurajën që të marr vendime”, tregoi Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat