Drejtori i Bayernit: Lamtumira e Tuchel? Nuk është fajtor, por duhej të ndryshonim

Futboll

Drejtori i Bayernit: Lamtumira e Tuchel? Nuk është fajtor, por duhej të ndryshonim

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:11
Tuchel

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, foli për mediat gjermane pas fitores kundër Leipzig.

“Së pari jam shumë i lumtur, pamë reagimin e duhur nga ekipi, – tha ai, përpara se të trajtonte temën e ndarjes me Thomas Tuchel, e cila do të konkretizohet në verë.

– Ne vendosëm së bashku se do të ishte më mirë për ekipin, për klubin dhe gjithashtu për të nëse do të ndaheshim në verë. Ndarje miqësore?

Thomas është dikush që nuk i kursen fjalët. Ai tha se nuk duhet të kërkojmë vetëm një fajtor.

Gjithsesi, ne nuk po kërkojmë fajtorë. Thjesht pamë se gjërat nuk po funksiononin, prandaj vendosëm të bëjmë ndryshe. Kemi bërë zgjedhjen e duhur. Nuk ka nevojë të flasim për cilësinë e ekipit tonë, sepse ajo është e dukshme për cilindo”.

Dreesen foli edhe për kritikat mbi sesionet e fundit të transferimeve: “Dëshiroj t’ju kujtoj se ne jo vetëm kemi blerë një sulmues të klasit botëror si Harry Kane, por edhe mbrojtësin më të mirë në Serie A, pikërisht Min-jae Kim. Kësisoji, nuk bëmë merkato të keqe verën e kaluar, përkundrazi. Ndoshta nuk morëm një ose dy lojtarë që donim, por kjo nuk do të thotë se ishte merkato e keqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat