Guardiola polemika për kalendarin

Futboll

Guardiola polemika për kalendarin

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:48
Pep Guardiola

Manchester City vuajti jo pak në transfertë ndaj Bournemouth, teksa fitoi me shifrat minimale 1-0. “The Citizens” vijojnë t’i bëjnë presion Liverpoolit kryesues me skuadrat që ndahen nga vetëm një pikë diferencë në favor të të kuqve.

Tekniku Pep Guardiola u shfaq i lumtur për suksesin e skuadrës së tij, mirëpo pati edhe një akuzë në lidhje me kalendarin e ndeshjeve të Cityt. Spanjolli theksoi se ekipi i tij luan çdo tre ditë, ndërsa ndryshe ndodh për skuadrat e tjera të Premier League.

“Ju falenderoj të gjithëve për këtë kalendar, për mua këto ndeshje kaq të shpeshta janë të tepërta.

Megjithatë, ne duhet të shohim punën tonë. Unë i adhuroj lojtarët e mi, janë superheronj. Luajnë çdo tre ditë, ndërsa rivalët tanë kanë kohë shtatë ditë për të përgatitur një ndeshje.

Kanë një karakter të jashtëzakonshëm, dhe japin maksimumin edhe kur janë të lodhur”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat