Plani 40 milionësh për vijën e parë

Futboll

Plani 40 milionësh për vijën e parë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:54
Joshua Zirkze

Pasi nuk u ble askush në janar, goditja e madhe ofensive për Milanin është shtyrë për në verë.

Dhe për momentin objektivi i madh është Joshua Zirkze, por një kandidat potencial është edhe Benjamin Sheshko.

I kërkuar nga më të mëdhatë e Europës, kartoni i tij vlen të paktën 50 milionë euro, por kuqezinjtë shpresojnë që në verë të bindin Lajpcigun me të paktën 40 milionë.

Sa për sllovenin, 20 vitet e tij dhe 7 golat sezonal janë një kartëvizitë e përsosur për “djallin” që kërkon një lojtar me moshë të re dhe perspektivë të madhe.

Sheshko, ashtu si Zirkze (një tjetër element që i intereson “djallit”), do të ishte një profil ideal për sulmin ku Zhiru me 37 vitet e tij nuk ofron garanci fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat