​Bayerni ka nisur bisedimet për të nënshkruar me yllin e Milanit këtë verë

Futboll

​Bayerni ka nisur bisedimet për të nënshkruar me yllin e Milanit këtë verë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Theo Hernandez

Sipas “Calciomercato.com”, Bayern Munichu ka nisur bisedimet për të nënshkruar me yllin e Milanit, Theo Hernandez këtë verë.

Bayerni thuhet se ka nisur bisedimet fillestare për të nënshkruar me Hernandez ka Milani, pasi që Real Madridi po tenton vazhdimisht që ta transferojë Alphonso Davies këtë verë.

Thuhet se Bayerni ka mbajtur bisedime me mbrojtësin francez, ndërsa nuk ka ndonjë shumë konkrete për Hernandez, pasi që “Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë yllin e skuadrës në klub, dhe do të diskutojnë së shpejti për mundësinë e rinovimit të kontratës.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka luajtur një rol kyç nën drejtimin e Stefano Piolit këtë sezon, duke luajtur si mbrojtës i majtë dhe madje si qendërmbrojtës.

Francezi ka katër gola dhe nëntë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat