Deco shpjegon situatën e trajnerit Xavi, e ardhmja e vendosur!

Futboll

Deco shpjegon situatën e trajnerit Xavi, e ardhmja e vendosur!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:40
Deco e Xavi

“A mund të qëndrojë Xavi? Për momentin kjo mundësi nuk ekziston, por nëse diçka ndryshon do ta diskutojmë”. Në një intervistë për Catalunya Radio, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco foli për mundësinë që trajneri të mbetet në të ardhmen, pavarësisht se një muaj më parë kishte njoftuar se dëshironte të largohej nga pankina.

Ishte në fakt 27 janari kur, pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit, Xavi Hernandez kishte shpjeguar se nuk do të qëndronte në krye të klubit katalanas pas 30 qershorit 2024.

Lajm që padyshim kishte ndezur merkaton me shumë profile që në në javët e fundit ata kanë qenë të lidhur me klubin Blaugrana duke përfshirë italianin Roberto De Zerbi, tani në Brighton, i ndjekur edhe nga Bayern Munich.

“Nëse diçka ndryshon, ne do ta diskutojmë, nuk kemi asgjë kundër Xavit dhe vendimi për lamtumirën e tij nuk është marrë as nga klubi dhe as nga menaxhmenti sportiv.

Për momentin kjo mundësi nuk ekziston, por do të shohim nëse do të materializohet. – shpjegon Deco në një intervistë paraprake të intervistës radiofonike të raportuar nga Mundo Deportivo –

Kur them që nuk po flasim për trajnerin do të thotë që nuk kemi marrë ende asnjë vendim sepse besoj se është herët dhe ka shumë gjëra për të bërë. “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat