Mediumi rumun ia kujton një fjalë sulmuesit të Kosovës 

Futboll

Mediumi rumun ia kujton një fjalë sulmuesit të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:43
Albion Rrahmani (

Futbollisti Albion Rrahmani (23 vjeç) edhe një herë dha kontribut vendimtar në fitoren e skuadrës së Rapidit. 

Sulmuesi nga Kosova arriti që të shënojë një dygolësh dhe arriti në 11 gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së Cristiano Bergodit në kampionat, - shkruan media rumune “Sport.r0”.

Rapidi i Bukureshtit sonte shënoi fitore me rezultat 4:1 ndaj UTA Arad.

Mediumi rumun ia kujton edhe një deklaratë të fortë Albion Rrahmanit. 

 “Dua të shënoj më shumë se 20 gola.

Para së gjithash, dua të fitoj titullin.

Do të shohim nëse do të shënoj 20 gola ose më shumë”, kështu ka deklaruar Rrahmani para një kohe.

Rrahmani sonte shënoi në minutën e 1-rë e 82-të.

Olaru i Steaua-s është i pari me 14 gola në listën e shënuesve dhe ka tre më shumë se Rrahmani i treti në listë të shënuesve të kampionatit rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat