Shtohet lista e kandidatëve për stolin e Bayernit

Futboll

Shtohet lista e kandidatëve për stolin e Bayernit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrm

Trajneri i Brighton, italiani Roberto de Zerbi, është një tjetër emër që po shqyrtohet te Bayern Munich për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar sot nga “Sky Germany”.

Xabi Alonso i Bayer Leverkusen mbetet objektivi kryesor i klubit, një emër që ka mbështetje unanime në të gjithë klubin. Megjithatë, emra të tjerë po diskutohen nëse Alonso refuzon dhe zgjedh një skuadër tjetër (Liverpool) apo qëndron te Leverkusen.

De Zerbi është në mesin e këtyre kandidatëve edhe pse te Bayern janë të vetëdijshëm se italiani pëlqehet nga Barcelona apo nga skuadra të tjera në Premire League. Zinedine Zidane dhe Hansi Flick janë kandidatët e tjerë, ndërsa emri i Julian Nagelsman nuk po diskutohet më.

Megjithatë, Bayern po bën gjithçka që mundet të marrë Alonso. Drejtori i ri sportiv Max Eberl refuzoi të diskutonte për këtë çështje.

Ai tha se sa pozitive ishte biseda kur ai intervistoi Alonso në Borussia Monchengladbach disa vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat