Tirana është në këtë moment në vendin e katërt të Superiores me 35 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve.
Kështu, nga 25 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar tetë të tjera.
E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre Tirana i ka fituar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun.
E veçanta tjetër është që Tirana, së bashku me Egnatian janë sulmi më i mirë, me 43 gola.
Ndërkohë, Tirana është mbrojtja e dytë më e keqe në Superiore, konkretisht me 38 gola të pësuar. Më keq sesa bardheblutë ka bërë vetëm Kukësin.