Athletic në finale të Kupës së Mbretit, ndeshet me Mallorca-n e Vedat Muriqit

Futboll

Athletic në finale të Kupës së Mbretit, ndeshet me Mallorca-n e Vedat Muriqit

Nga: K.G. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:36
Atlehtic Bilbao

Athletic Bilbao është në finalen e madhe të Kupës së Mbretit. 

Bilbao sonte e ka shpartalluar me rezultat 3:0 Atletico Madridin, në takimin e kthimit të gjysmëfinales që është zhvilluar në stadiumin "San Mames" në Bilbao.

Atletic Blbao, edhe takimin e parë e ka fituar në Madrid me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 është kualifikuar më tej. 

Vëllezërit Inaki Williams e Nico Williams shënuan në minutën e 13-të përkatësisht 42-të, pastaj Guruzeta (61') për 3:0.

Atletic Bilbao në finale të Kupës së Mbretit, ndeshet me Mallorca-n e reprezentuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat