Ravanelli: Për shijet e mia, Napoli i Spalletit ishte më i mirë se ky Inter

Futboll

Ravanelli: Për shijet e mia, Napoli i Spalletit ishte më i mirë se ky Inter

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:07
Ravanelli

Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi, ndër të tjera, i Juventusit dhe Lazios, foli për “TvPlay” mbi shumë tema, duke filluar nga liderët e Serie A, zikaltrit: “Dallimet me Napolin e sezonit të kaluar? Preferoj napolitanët, të cilët më emocionuan.

Në Champions League shkatërruan skuadra si Ajax dhe Liverpool, gjithmonë luajtën futboll shumë sulmues.

Çështje shijeje, Napoli më pëlqeu më shumë. Ai ekip me Kim në mbrojtje dhe Spalletti ende në pankinë mund ta kishte fituar sërish titullin.

Shumica zgjedh Interin, unë preferoj më shumë Napolin. Skuadra e Spallettit kishte fuqi të pabesueshme si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Nëse të gjithë do të kishin qëndruar aty, Napoli do të kishte hapur një cikël të jashtëzakonshëm”.

A ju pëlqen puna e Inzaghit?
 

Napoli fitoi, pavarësisht se kishte kundërshtarë shumë të fortë, si vetë Interi. Zikaltrit këtë sezon nuk kanë pasur kundërshtarë.

Për sa i përket cilësisë së skuadrës, ky Inter është dukshëm më lart se gjithë të tjerët. Napoli kishte më shumë rivalitet sezonin e kaluar.

Megjithatë, Inzaghi është duke bërë një punë të mahnitshme, është rritur shumë edhe në aspektin e komunikimit. Ai e bëri Interin të rritet, pa asnjë dyshim.

Çfarë mendoni për skualifikimin e Pogba?
Ishte një goditje e rëndë. Më vjen shumë keq për Paul, i cili është një djalë i jashtëzakonshëm.

Ai pagoi një çmim të lartë për pakujdesinë e treguar. Më vjen keq për futbollin në përgjithësi, sepse kampionati ynë humbet një protagonist të rëndësishëm. Sipas meje, nëse sanksioni do të konfirmohej, karriera e tij mund të përfundonte me këtë skualifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat